Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, ka ndërmarrë një sulm të ashpër verbal ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian, duke akuzuar Brukselin se drejtohet nga politikanë “të paaftë dhe të papërshtatshëm”, vendimet e të cilëve, sipas tij, dëmtojnë vetë Evropën në përpjekjen për t’u përballur me Rusinë.
“Kam përshtypjen se pushteti në Evropë është uzurpuar nga një bandë të çmendurish, e cila ndodhet në krye të Bashkimit Evropian”, deklaroi Medvedev, duke shtuar se përpjekjet e Brukselit për ta “ndëshkuar” apo “hidhëruar” Rusinë po kthehen në dëm të vetë Evropës.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse theksoi se në vitet e mëparshme Moska u kishte bërë të qartë udhëheqësve të BE-së se ishte e interesuar për zhvillimin e Bashkimit Evropian.
“Por tani kemi të bëjmë me një grup njerëzish të çmendur, absolutisht të paaftë dhe të papërshtatshëm, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për çështjet ndërkombëtare apo ata që me veprimet e tyre dëmtojnë vetë vendet që i kanë ngritur në këto poste”, u shpreh Medvedev.
The post Ish-presidenti rus Medvedev: Udhëheqja e BE-së, një “bandë të çmendurish” appeared first on Lapsi.al.