Adama Traoré përplas përtokë Cucurella, plas sherri: kaos në fund të Chelsea-West Ham

West Ham e priti Adama Traoré vetëm tre ditë më parë, por në rastin e parë të mundshëm ai shkaktoi panik në fushë duke u bërë protagonist i një skene surreale: në fund të ndeshjes me Chelsea (fitues me përmbysje pasi ishte në disavantazh 2-0) spanjolli shkaktoi një sherr të madh, që nisi me përplasjen me Cucurellan, i cili u përplas në tokë me forcë. Pasoi një përleshje mes të gjithëve dhe më keq e pësoi Todibo, i vetmi që u ndëshkua me karton të kuq për kapjen nga fyti të Joao Pedro.

Sherri masiv i shkaktuar nga Adama Traoré

Pamjet janë mbresëlënëse dhe gjithçka nis nga spanjolli, afrimi i fundit i West Ham në merkaton e janarit. Në kohën e Wolverhampton ai ishte i famshëm për fizikun e skalitur dhe fuqinë me të cilën zbriste në krah, por më pas talenti nuk i lejoi të bënte hapin e madh dhe iu desh të riniste gjithçka, duke lënë klubet e mëdha. Por aventura e tij e re në Londër u hap me një sherr që ai vetë e shkaktoi dhe që la të gjithë pa fjalë. Dueli trup më trup me Cucurella doli jashtë limiteve dhe në fund Adama Traoré humbi kontrollin.

Afinal, o Royal Rumble é em Stamford Bridge

Chelsea West Ham#DAZNPremier pic.twitter.com/uFl40451Ke

— DAZN Portugal (@DAZNPortugal) January 31, 2026

Duke luftuar për një tjetër top pranë flamurit të këndit, ai e rrëzoi me një shtytje me shpatull, duke shfrytëzuar epërsinë fizike që kishte, por më pas, ndërsa bashkëkombësi po ngrihej, e kapi nga shpatullat dhe e përplasi me forcë në tokë sikur të ishte një manekin. Gjest që i çmendi lojtarët e Chelsea, të cilët iu hodhën sipër: Joao Pedro kërkoi përballjen, u përpoqën t’i ndanin, por shpërtheu një përleshje edhe më e madhe që përfshiu praktikisht të dy skuadrat. Braziliani u kap nga fyti, shumë lojtarë u ndëshkuan me kartonë të verdhë dhe Todibo ishte i vetmi i përjashtuar në një situatë surreale, që doli shpejt jashtë kontrollit.

The post Adama Traoré përplas përtokë Cucurella, plas sherri: kaos në fund të Chelsea-West Ham appeared first on Lapsi.al.