Vodhi me forcë 126 mijë lekë në një farmaci, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi vodhi me forcë, 126 mijë lekë në një farmaci në lagjen “Liri”.

Policia ka sekuestruar një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

The post Vodhi me forcë 126 mijë lekë në një farmaci, arrestohet 25-vjeçari në Fier appeared first on Lapsi.al.