Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello, është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë pas një vlerësimi të performancës së saj, e cila është konsideruar e dobët në drejtimin e institucionit.

Pas largimit nga pozicioni në Durrës, Bello është emëruar inspektore tatimesh në Tiranë.

Ndërkohë, në krye të Drejtorisë së Tatimeve të Durrësit sipas infomacioneve është emëruar Agron Nuredinaj.

The post Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës appeared first on GIJOTINA.