“Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama i kthehet fermerit: Ulu aty, s’më imponon njeri…

Një përplasje verbale është regjistruar këtë të premte, gjatë një takimi të Edi Ramës me fermerët në Divjakë.

Teksa Rama po fliste mbi situatën e përmbytjeve, ku janë shkatërruar dhjetëra ha tokë prodhime, njëri nga fermerët u shpreh se janë shtresa më e pambrojtur.

Ai thotë se disponon deri në 20 ha tokë, dhe se me atë mban familjen, por qeveria i ka lënë në harresë, por kjo deklaratë e tij ka nxehur Ramën, i cili në përgjigje i ka kërkuar të ulet dhe të flasë kur t’i vijë radha.

Pjesë nga debati:

Fermeri: Punoj 8 deri në 10 hektarë tokë, jemi shtresa më e pambrojtur

Rama: Për çfarë?

Fermeri: I thamë ministrit na mbro se po hynë mall nga jashtë

Rama: Kjo nuk ekziston

Fermeri: Kam respekt por jam qytetar

Rama: O miku im unë kam një problem shumë të madh, mua njeri nuk më imponohet me zor, ti nuk më imponohesh dot me forcë që ta marrësh fjalën mbi të tjerët dhe të flasësh. Ulu sepse ka radhë dhe ka edukatë, nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh, janë 500 veta këtu

Fermeri: Të njëjtin hall kemi

Rama: Sikur të çoheshin në të njëjtën kohë dhe të imponoheshin siç imponohesh ti do bëhej lemeri…. të lutem se po e tepron, unë nuk  rri dot sepse duhet të jam me një delegacion të huaj, jo se nuk dua të të dëgjoj

The post “Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama i kthehet fermerit: Ulu aty, s’më imponon njeri… appeared first on 27.