Këtë mbrëmje zhvillohet java e fundit e fazës së kampionatit në Champions League 2025-2026. Askush nuk e njeh ende plotësisht fatin e tij, përveç Arsenal që i ka fituar të gjitha ndeshjet. Atalanta, Interi dhe Juventusi kanë mundësinë të futen drejtpërdrejt mes tetë më të mirave, por është e vështirë. Napoli rrezikon një eliminim të bujshëm dhe në playoff ka objektivin maksimal. Në çdo rast, që nga sonte do të mund të nisë vështrimi drejt fazës me eliminim direkt dhe, rrjedhimisht, drejt tabelës së Champions League dhe edhe playoff-eve, ku mund të ketë edhe një derbi mes skuadrave të Serie A.
Champions League, tabela e 1/8: përplasjet
Tetë të parat e renditjes së fazës së kampionatit të Champions League do të kualifikohen drejtpërdrejt në 1/8 e finales. E para, e katërta, e pesta dhe e teta do të jenë në pjesën e sipërme të tabelës. Të tjerat në pjesën e poshtme. Këto tetë skuadra, për momentin të sigurta janë vetëm Arsenali dhe Bayern Munich, do të presin fitueset e playoff-eve, që do të zhvillohen në muajin shkurt.
The top half #UCL pic.twitter.com/gVDEW7If4D
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 27, 2026
Champions, përplasjet në playoff
Për të përcaktuar tabelën këtu nevojitet një short, i cili do të hidhet të premten më 30 janar në Nyon. Skuadrat e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të shortohen në mënyrë të saktë. Praktikisht, tetë të parat, pra ato të pozicionuara nga vendi i nëntë deri në të gjashtëmbëdhjetin, do të jenë koka serie dhe do të përballen në playoff me një nga skuadrat që nuk janë koka serie. Çdo kokë serie do të çiftëzohet me short me një skuadër jo kokë serie.
Të gjitha skuadrat do të shortohen në çifte nga dy: (klubet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të do të jenë në një urnë, ashtu si ato të vendit të 11-të dhe 12-të e kështu me radhë), me përplasjet që në njëfarë mënyre do të jenë të përmbysura. E para dhe e dyta e jo të zgjedhurave do të përballen me dy të fundit e kualifikuara, por gjithsesi shorti do të vendosë gjithçka.
9-ta ose 10-ta kundër 23-shes ose 24-shes
10-ta ose 9-ta kundër 24-shes ose 23-shes
11-ta ose 12-ta kundër 22-shes ose 21-shes
12-ta ose 11-ta kundër 21-shes ose 22-shes
13-ta ose 14-ta kundër 20-shes ose 19-shes
14-ta ose 13-ta kundër 19-shes ose 20-shes
15-ta ose 16-ta kundër 17-shes ose 18-shes
16-ta ose 15-ta kundër 18-shes ose 17-shes
Kundërshtarët e mundshëm në 1/8 ose playoff
Është e vështirë të parashikohen kundërshtarët e Interit, Juventusit dhe Atalantës. Renditja është shumë e ngjeshur dhe parashikimet janë të komplikuara. Atalanta me 13 pikë ka më shumë shanse krahasuar me Interin dhe Juven që kanë nga 12 pikë për të hyrë mes tetë më të mirave. Por brenda pak pikësh ka rreth një duzinë skuadrash. Sigurisht që Interit, Juves dhe Atalantës u leverdis të jenë sa më lart për të shmangur një nga “big”-ët që me shumë gjasë do të mbetet jashtë tetëshes magjike. Në rrezik janë madje edhe Manchester City dhe Paris Saint Germain. Prandaj duhet të jenë sa më lart për të tentuar një short më të favorshëm në playoff.
The post Champions League, përplasjet në 1/8 dhe playoff: kundërshtarët e skuadrave italiane appeared first on Lapsi.al.