Emrat/ Detaje të reja nga ngjarja në Durrës, shkon në dy numri i të plagosurve

Detaje të reja nga ngjarja në Durrës.

Mësohet se janë dy persona të plagosur.

Mikel Ndoi pasi ka qëlluar me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoi, ka plagosur me thikë edhe një djalë, kalimtar i rastit.

Ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

The post Emrat/ Detaje të reja nga ngjarja në Durrës, shkon në dy numri i të plagosurve appeared first on Lapsi.al.