Mijëra shqiptarë në demonstratë pas akuzave për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku –

Protesta e Partisë Demokratikë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

La Republica shkruan se mijëra shqiptarë u mblodhën në kryeqytet dhe protestuan kundër qeverisë.

Kjo protestë e PD theksohet në artikullin e “La Republika” vjen pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protesta u shoqërua me përplasje, molotiv e gaz lotsjellës. Policia iu përgjigje turmës me gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, shkruhet më tej në artikull.