Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, 35-vjeçari Xhuljano Krasniqi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

gijotina.com/

The post Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar appeared first on GIJOTINA.