Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë.

Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.

“Policia duhet të bëjë detyrën jo të godasë qytetarët dhe të hedhë gaz lotësjellës. Sjellja e tyre në disporpocion, dhe shtoi tensionin që u reflektua para Kuvendit. Do të vijojmë të qëndrojmë këtu”, tha Boçi teksa komentoi përplasjen qe ai pati me uniformat blu.

Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.

The post Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper appeared first on GIJOTINA.