Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të PD-së te kryeminstria.

Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare, ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin demonstratën dhe kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik.

Sipas ambasadës amerikane protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore por situatat mund të ndryshojnë shpejt.

“Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje

Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik

Monitoroni mediat lokale

Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje

Mbani një profil të ulët”,- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Protesta do të nisë sot në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë.

The post Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës appeared first on GIJOTINA.