Pak minuta para nisjes së protestës, lideri Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Partia Demokratike mban protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë këtë të shtunën. Vetëm pak minuta nga fillimi i protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë. Nga aty, ai do të niset së bashku me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.

Disa orë para nisjes së protestës kombëtare, Berisha ka përcjellë një mesazh, duke u shprehur se sot do të jetë dita e guximit qytetar dhe “gjyqit” që do t’i bëhet qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta e opozitës, e dyta kombëtare pas asaj të mbajtur më 22 dhjetor, ka nisur në orën 17:00. PD ka intensifikuar protestat, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe vartëses së tij, zëvendës kryeministres Belinda Balluku pas skandaleve që kanë përfshirë këtë të fundit, si edhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

The post Pak minuta para nisjes së protestës, lideri Sali Berisha mbërrin në selinë blu appeared first on Lapsi.al.