Borë dhe temperatura të ulëta në zonat malore të Shkodrës

Reshjet e borës vazhdojnë të bien në zonat malore të Qarkut të Shkodrës, duke përfshirë Bogën dhe Thethin, ku intensiteti i tyre është i ulët, ndërsa temperaturat mbeten të ulëta.

Mjetet borëpastruese të kompanive kontraktore janë në terren, duke siguruar mirëmbajtjen e akseve rrugore dhe mbajtjen e qarkullimit të mjeteve të hapur.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë, duke shtuar kujdesin gjatë qarkullimit në këto rrugë malore.

The post Borë dhe temperatura të ulëta në zonat malore të Shkodrës appeared first on Lapsi.al.