Muçi shndërrohet në simbolin e golave spektakolarë në Turqi, nderohet me çmimin e golit më të bukur të dhjetorit

Ernest Muçi është shndërruar në simbol të futbollistit spektakolarë dhe golave të mrekullueshëm në kampionatin turk, përveç rëndësisë sportive që kanë patur.

Përpara ndeshjes së kësaj jave futbollisti kuqezi u nderua sërish me çmimin e golit më të bukur të muajit dhjetor. Bëhet fjalë për javën e 15-të të Superligës turke kur Muçi shënoi në ndeshjen e Trabzonsporit përballë Goztepe.

Përpara fillimit të ndeshjes me ekipit të Trabzonsporit dhe Kasimpasha, antari i komitetit të Federatës Turke të Futbollit, Coşkun Öztürk, i dorëzoi trofeun futbollistit të kombëtares shqiptare.