Fusnin drogë në burg! Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një efektiv policie

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve.

Në pranga me masë arrest në burg në mungesë janë vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit.

Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar.

Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për:

N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan

E.K., familjare e një të paraburgosuri

G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Operacioni u zhvillua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

 

The post Fusnin drogë në burg! Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një efektiv policie appeared first on GIJOTINA.