Zelensky nuk shkon në Forumin Ekonomik të Davosit, Rusia ka zhvilluar sulme të tjera –

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë Forumit Ekonomik të Davosit se sot do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Por këshilltari i lartë i Zelensky, tha se presidenti ukrainas ndodhet në Kiev, pasi Rusia ka zhvilluar sulme të reja në kryeqytetin ukrainas.

“Që nga mëngjesi i sotëm, rreth 4,000 ndërtesa në Kiev janë ende pa ngrohje dhe gati 60% e kryeqytetit është pa energji elektrike”.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetin social X, duke treguar për pasojat e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike.

Zelensky deklaroi se edhe rajonet Kharkiv, Sumy, Chernihiv dhe Dnipro janë të prekura.