Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohet se qarkullonte i armatosur në makinë.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës, i cili është ndaluar për kontroll në lagjen nr. 1 të Kavajës.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkoë, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim krimi”.

The post Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë appeared first on GIJOTINA.