Kush është “i forti” që u arrestua për trafik armësh në Tufinë, rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit

Një prej tre të arrestuarve në Tufinë, pjesë e një grupi që shiste armë zjarri, është edhe Ilir Zyberi, i njohur edhe si “i forti” i Yzberishtit. Ai rezulton të jetë i dënuar më parë par vrasje, si dhe është vëllai i Xubit të Yzberishtit, i cili humbi jetën në vitin 2021 pasi u aksidentua me motor.

Zyberi u arrestua bashkë me dy të tjerë, Artur Brahimaj dhe Artur Rushiti. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu policia shpalli në kërkim një tjetër anëtar të dyshuar të grupit, ndërsa sekuestroi 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Sipas burimeve armët shiteshin rreth 700-800 euro për llogari të grupeve të tjera kriminale dhe dyshohet se do përdoreshin në ngjarje kriminale.

Kush është Ilir Zyberi

Ilir Zyberi 55  vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Avdillari është i dënuar më herët për vrasje, si dhe i skeduar në vitin 2017 për drogë.

I njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97­’98, ka qenë i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale.

Dënimin më të rëndë prej 22 vitesh burgim, ai e mori për vrasje, duke e përfunduar disa muaj para se të arrestohej në vitin 2017.

Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi.

Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

 

The post Kush është “i forti” që u arrestua për trafik armësh në Tufinë, rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit appeared first on GIJOTINA.