E rëndë në Fier, një burrë bie nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post E rëndë në Fier, një burrë bie nga kati i gjashtë i pallatit appeared first on Lapsi.al.