Dy drejtues mjetesh janë konfliktuar rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Krujë. Debati me motive të dobëta ka rezultuar me një viktimë, shtetasin Petrit Ndou. Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras. Ai u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë. Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje” ndaj shtetasit Andi Vokri.
The post Sherr mes drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, humb jetën njëri prej tyre, appeared first on Lapsi.al.