Operacioni i SPAK në Call Center, gjykata vendos masat e sigurisë për 8 të dyshuar, shumica në burg

Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masat e sigurimit ‘arrest ne burg’ për 6 te arrestuarit pas aksionit të SPAK kundër ‘call-center’ në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u caktua masa e sigurimit arrest ne burg me afat 20 ditor.

Remir Gjoligaj- arrest me burg.

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arrest me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Vëzhguesit nuhatën se ishin nën lupën e hetuesve  dhe mbrëmjen e datës 15 janar ata boshatisën qendra e thirrjeve në kullën luksoze “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe disa materiale u asgjësuan. Brenda pak orësh ky aktivitet u ringrit në godinën “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri ku dhe u arrestuan në flagrancë punonjësit, të cilët kishin transportuar gjatë natës material.

gijotina.com/

The post Operacioni i SPAK në Call Center, gjykata vendos masat e sigurisë për 8 të dyshuar, shumica në burg appeared first on GIJOTINA.