Arratisja e Ndocit/ Del para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit dhe mjekja

Del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Ndërkohë masa do të jepet edhe për mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe, ndaj të cilës Gjykata vendosi arrest shtëpie.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës. Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

The post Arratisja e Ndocit/ Del para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit dhe mjekja appeared first on Lapsi.al.