Meloni: Kam folur me Trump, i thashë që tarifat e Grenlandës janë të gabuara

Giorgia Meloni ka thënë se ka folur me presidentin Donald Trump dhe i ka thënë se tarifat në 8 vende evropiane, për shkak të dërgimit të trupave në Grenlandë, janë të gabuara.

“Unë besoj se vendosja e tarifave të reja do të jetë një gabim. Fola me Donald Trump disa orë më parë dhe i thashë mendimin tim”, u tha kryeministrja italiane gazetarëve në Seul, ku është në një vizitë.

Mediat e huaja shkruajnë se Meloni tha gjithashtu se foli me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, i cili konfirmoi se Aleanca ka filluar të merret me këtë çështje.

Megjithatë, Giorgia Meloni u përpoq të minimizonte intensitetin e mosmarrëveshjes duke folur për një problem të mirëkuptimit dhe komunikimit midis Evropës dhe SHBA-së në lidhje me Grenlandën.

The post Meloni: Kam folur me Trump, i thashë që tarifat e Grenlandës janë të gabuara appeared first on Lapsi.al.