Lionel Adams humb jetën duke rënë nga dritarja e një pallati: hetohet për vrasje

Një lajm tronditës vjen nga Rusia: Lionel Adams, ish-futbollist i CSKA Moskës dhe i grumbulluar disa herë me kombëtaren ruse U-18, ka humbur jetën tragjikisht në rajonin e Moskës pasi ka rënë nga dritarja e një pallati. Ndihmat e shpejta të mbërritura në vendngjarje nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të konstatojnë vdekjen.

Sipas rindërtimeve të mediave lokale, Adams ndodhej për vizitë te Timur Magomedov, ish-futbollist i Rubin Yalta: që në muajin dhjetor atleti ishte përfshirë në një episod të rëndë në Zvenigorod, gjithashtu në rajonin e Moskës, ku dyshohet se ishte sulmuar, rrahur dhe qëlluar edhe me armë zjarri. Sipas informacioneve në dispozicion, të dy kishin konsumuar alkool në shtëpi përpara se të dilnin, moment në të cilin do të kishte lindur një konflikt që degjeneroi në një përleshje me persona të paidentifikuar.

Një automobilist që po kalonte aty kishte tentuar të ndërhynte për të ndalur sherrin, por ishte sulmuar edhe ai. Për të arritur të largohej, burri kishte përdorur një armë jo-vdekjeprurëse, duke qëlluar disa herë. Më pas, atletët ishin zhvendosur në një bar, ku kishte shpërthyer një tjetër sherr. Pavarësisht plagëve të marra, Adams kishte zgjedhur të mos paraqiste kallëzim në polici.

Njoftimi i CSKA Moskë

Vdekja e futbollistit u konfirmua zyrtarisht nga vetë CSKA Moska (PFC): “Nxënësi ynë Lionel Adams ka ndërruar jetë sot. Ishte vetëm 31 vjeç.” Një ngjarje që, për momentin, ka ende shumë anë të errëta dhe për të cilën po hetohet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo vrasje.

Unfortunately, the player has passed away today due to falling from a high building.

As far as current information goes this isn’t related to the previous incident.

May he rest in peace and prayers to his family and close ones . https://t.co/qLz14fb82O pic.twitter.com/s7kucpNt3u

— CSKA Moscow Central (@CSKACentral) January 14, 2026

Një ngjarje e ngjashme kishte përfshirë Buvaisar Saitiev, ish-mundës olimpik fitues i 3 medaljeve të arta dhe ish-deputet i Dagestanit, i cili vdiq në mars 2025 pasi ra nga dritarja e katit të tretë në Moskë. Shkaqet nuk u sqaruan kurrë zyrtarisht.

The post Lionel Adams humb jetën duke rënë nga dritarja e një pallati: hetohet për vrasje appeared first on Lapsi.al.