“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

Ervin Salianji do të zhvillojë të dielën në orën 18:00 një takim me strukturat e PD në qytetin e Lezhës. Në një mesazh në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se qëllimi i takimeve tona me demokratët, është bashkimi i opozitës dhe rotacioni.

Postimi i plotë:

Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese!

Të bashkojmë opozitën dhe të sjellim rotacionin. Kjo është arsyeja e takimeve tona me demokratët!

Shihemi të dielën në Lezhë, Pallati i Kulturës, ora 18:00

gijotina.com/