Partizani i trajnerit Kërnaja është mundur me rezultatin 0-1 nga Vora në një ndeshje dramatike.
Goli i vetëm u shënua nga Dario Daka në minutën e 90-të. Kjo i dha Vorës një fitore shumë të rëndësishme në transfertë.
Të kuqtë patën mundësinë të kalonin në avantazh në fundin e pjesës së parë. Por Rrok Toma humbi një penallti vendimtare.
Në pjesën e dytë, Vora u shfaq më e organizuar dhe shfrytëzoi maksimalisht rastin e fundit për të siguruar 3 pikët.
Kjo ishte ndeshja e parë e Vorës në stadiumin e rikonstruktuar, duke i dhënë edhe më shumë rëndësi këtij suksesi.
Partizani regjistron kështu humbjen e tretë radhazi, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon skuadra.
Me këtë rezultat, Vora afrohet vetëm një pikë pas Partizanit. Ndrërkohë ekipi i Kërnajës hyn në garë direkte për mbijetesë.
Aktualisht, “demat” mbajnë vendin e gjashtë në renditje, por forma negative ka shtuar presionin për javët në vijim.
The post Partizani i Kërnajës humbet “busullën”, Vora fiton 0-1 në minutën e 90-të appeared first on Lapsi.al.