Ka përfunduar ndeshja Bylis – Tirana, e vlefshme për javën e 19-të në Superiore, me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të sfidës në stadiumin “Adush Muça” e shënoi mesfushori brazilian Rafael, nga një penallti e fituar nga Redon Xhixha në minutën e 63-të.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse rastet për gol nuk munguan. Tirana qëndroi e organizuar në mbrojtje, ndërsa Bylisi kërkoi me ngulm golin, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Sulmuesi i afruar në merkaton e janarit, Redon Xhixha, u aktivizua për 70 minuta dhe bëri momentin vendimtar që i dha fitoren bardhebluve.
Pas kësaj ndeshjeje, Tirana grumbullon 13 pikë dhe e gjen veten me një motivim të ri në luftën për mbijetesë. Para këtij dueli, kryeqytetasit nuk kishin fituar për 12 ndeshje radhazi në Superiore, duke bërë këtë fitore 1-0 një moment shumë të rëndësishëm për sezonin.
Në një ndeshje shumë të luftuar, Tirana tregoi kujdes dhe disiplinë në mbrojtje dhe shfrytëzoi momentet vendimtare për të marrë tre pikët e arta në transfertë. Ky sukses pas derbit të fazës së parë tregon se bardheblutë janë gati të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
The post VIDEO: Tirana fiton 1-0 ndaj Bylisit dhe tregon shpresë për mbijetesën appeared first on Lapsi.al.