Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës, kryesisht në zonat luginore, çka mund të ndikojë në shikueshmëri.

Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat detare, valëzimi do të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026 appeared first on GIJOTINA.