Moti i keq në Korçë/ Disa zona ende pa energji

Pas reshjeve të shiut, ekipet e punës në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit po punojnë për mbylljen e çarjes e argjinaturës së lumit Devoll.

Në një njoftimin zyrtar, prefektura e qarkut Korçë bëhet me dije se, segmentet rrugore janë të kalueshme, përveç aksit Maliq-Kufi Gramsh ku problematikë mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit. Gjithashtu prefektura njofton se, ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren.

The post Moti i keq në Korçë/ Disa zona ende pa energji appeared first on Lapsi.al.