Kupa, 8 ekipet më të forta përballë, rrezikohet derbi: nesër shorti i çerekfinaleve

Kupa e Shqipërisë 2025/2026 do të njohë nesër çiftet për fazën çerekfinale, me hedhjen e shortit që do të organizohet nga Federata e Futbollit. Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:30, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp. Shorti do të jetë i hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuara në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit.

Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy vazo. Në Vazon 1 janë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City, ndërsa në Vazon 2 bëjnë pjesë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.

Kupa, si procedohet shorti?

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Kjo fazë do të zhvillohet me sistem vajtje ardhje, me ndeshjet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të Vazos 2.

Vazo 1
Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo City
Vazo 2
AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.

Kupa e Shqipërisë
Shorti për çerekfinalet
13 janar | 14:30 | Shtëpia e futbollit
Transmetim direkt në FSHF TV#kupaeshqiperise pic.twitter.com/mbylgoxvjX

— FSHF (@FSHForg) January 12, 2026

The post Kupa, 8 ekipet më të forta përballë, rrezikohet derbi: nesër shorti i çerekfinaleve appeared first on Lapsi.al.