Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, ndërron jetë 60- vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat. Një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur një këmbësor rreth 60-vjeçar, shtetasin Enver Pepa. Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, Pepa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi 34-vjeçar i automjetit, shtetasi Ergest Kasa, është ndaluar nga policia. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

The post Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, ndërron jetë 60- vjeçari appeared first on Lapsi.al.