Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi një takim sot me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji ku rikonfirmoi angazhimin për të mbështetur sundimin e ligjit në Shqipëri.
Në një postim në Facebook ambasadori shkroi: “Bashkëpunimi me të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar është thelbësor për integrimin evropian, dhe Gjykata Kushtetuese mbetet një partner qendror në këtë proces.”
The post Gonzato takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese: Bashkëpunimi me sistemin gjyqësor shqiptar është thelbësor për integrimin europian appeared first on www.lexo.al.