300 hektarë tokë të përmbytur/ Vjosa arrin nivelin 9 metra në urën e Mifolit

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë edhe këtë të enjte, ku kanë vijuar reshjet e dendura të shiut. Lumi Vjosë ka shkuar në nivelin 9 metra në urën e Mifolit, teksa prurje të shumta ka pasur edhe në Memaliaj, ku niveli ka shkuar 7.5 metra.

Mësohet se nga reshjet e dendura, janë përmbytur 100 hektarë tokë. Ndërkaq, 14 banesa janë përmbytur nga uji. Përmbytje ka në tokat në Bishan, Fitore, Novoselë dhe Mifol.

The post 300 hektarë tokë të përmbytur/ Vjosa arrin nivelin 9 metra në urën e Mifolit appeared first on Lapsi.al.