Vrau me çekiç fqinjin dhe i mori paratë, dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa –

Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka dënuar me 25 vite burg të pandehurin Isuf Hasa, i cili vrau mikun e tij Xhemal Meta që ti vidhte një shumë parash.

Ai u cilësua fajtor për akuzën “vjedhja me pasojë vdekjen”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjergj të Tiranës në datë 13 Janar 2025.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas, ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se në kokën e viktimës kishte shenja të dukshme dhune, të shkaktuara nga sende të forta.

Nga hetimet ka rezultuar se Isuf Hasa i kishte shkuar në banes Xhemal Metës ku ishin konfliktuar për motive të dobëta.

Gjatë përplasjes mes tyre, Isuf Hasa e ka qëlluar me çekiç mbrapa koke Xhemal Metën, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, Hasa i ka marrë 81-vjeçari lekët në xhep dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.