Teksa pritej të shkarkohej se la Vlorën 5 ditë pa ujë, Flauers Shoshi shpërblehet! Emërohet drejtor i UKT

Pak ditë pas skandalit me krizën 5-ditore të ujit në Vlorë, teksa të gjithë prisnin shkarkimin e tij nga detyra, Flauers Shoshi shpërblehet nga qeveria Rama dhe emërohet drejtor i ri i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT).

Deri para marrjes së kësaj detyre, Shoshi ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Shoshi zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Skerdi Drenova. Ky i fundit u largua nga ky post në ditët e fundit të vitit 2025.

The post Teksa pritej të shkarkohej se la Vlorën 5 ditë pa ujë, Flauers Shoshi shpërblehet! Emërohet drejtor i UKT appeared first on GIJOTINA.