Masa të rrepta sigurie/ Maduro shoqërohet nga paraburgimi drejt gjykatës në New York

Nicolas Maduro është nxjerrë nga qendra e paraburgimit dhe është shoqëruar nga oficerët e sigurisë drejt një automjeti, në kuadër të transferimit të tij për në gjykatë.

Automjeti e ka dërguar Maduron në një helikopter, i cili më pas është ngritur në fluturim për ta transportuar drejt godinës së gjykatës. Masa të shtuara sigurie janë vërejtur gjatë gjithë operacionit.

The post Masa të rrepta sigurie/ Maduro shoqërohet nga paraburgimi drejt gjykatës në New York appeared first on Lapsi.al.