Maduro del sot para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për “narko-terrorizëm”

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të dalë sot para gjykatës në Nju Jork. Sipas drejtësisë amerikane, Maduro akuzohet për “narko-terrorizëm” dhe për futje të sasive të mëdha të kokainës në Shtetet e Bashkuara.
Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit venezuelian do të drejtohet nga një figurë e rëndësishme e drejtësisë amerikane: Alvin Hellerstein, 92 vjeç, hebre ultraortodoks, një nga gjyqtarët më me përvojë në SHBA.

Akuzat ndaj Nicolás Maduro-s

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, deklaroi se ndaj Maduro-s janë ngritur disa akuza të rënda, përfshirë:

komplot për narko-terrorizëm,
komplot për import të kokainës në Shtetet e Bashkuara,
posedim të armëve automatike dhe mjeteve shpërthyese,
komplot për posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese kundër SHBA-së.

Autoritetet amerikane theksojnë se në Distriktin Jugor të Nju Jorkut parashikohet edhe dënimi me vdekje për disa krime federale të rënda, përfshirë terrorizmin. Procesi ndaj ish-presidentit venezuelian pritet të tërheqë vëmendje të madhe ndërkombëtare, për shkak të peshës politike dhe juridike të çështjes.

The post Maduro del sot para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për “narko-terrorizëm” appeared first on Lapsi.al.