Kthesë për Asllanin, Interi hap dyert për transferim jashtë Serie A

Kristjan Asllani është pranë largimit nga Torino, pasi klubi i Seria A i ka komunikuar Interitt se mesfushori nuk është në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit. Ditën e sotme u zbulua se zikaltrit e ofruan te Fiorentina, ndërsa një zgjidhje e re del në pah së fundmi.

“Sportmediaset” tregon se dyert janë hapur për Asllanin, që të kryhet një transferim jashtë Italisë. Fakt është se mesfushori shqiptar ka luajtur vetëm në Seria A deri tani.

Asllani refuzoi gjatë verës, që të largohej nga Italia. Tashmë situata duket më ndryshe dhe dëshirat e tij duket se do kalojnë në plan të dytë.

Mbetet për t’u mësuar se cili klub do t’i afrohet këtij transferimi. Torino e ka kapur Interin të papërgatitur në këtë moment, ndërsa mendohej se huazimit do t’i shkohej deri në fund.

gijotina.com/

The post Kthesë për Asllanin, Interi hap dyert për transferim jashtë Serie A appeared first on GIJOTINA.