Berisha pasi doli nga SPAK, në deklaratën e tij , u ndal te arrestimi i Nicolas Maduros, duke e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.
“Nëse flet për votë, Edi Rama zhvillon farsë elektorale njësoj si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte fakti që ai nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje. Zhvillon farsë elektorale. Nëse KE-ja, institucioni i themeluar mbi parimin e zgjedhjeve të lira, thotë që Shqipëria zhvilloi farsë elektorale. Berisha ka deklaruar që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. E kam përshëndetur arrestimin e Maduros si një fitore për njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në Botë. Nuk kam deklaruar që forcat Delta do të arrestojnë Edi Ramën. Siç u përmbysën diktaturat në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka, do përmbyset edhe këtu. Një diktator më pak është lehtësim për ne”, tha ndër të tjera Berisha.
The post Berisha nga Spak “Një nga arsyet që u arrestua Maduro ishin zgjedhjet” appeared first on Lapsi.al.