Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në fshatin Bradashesh, një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar rreth orëve të para të ditës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte shtetasen N. S., 46 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

The post Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja appeared first on GIJOTINA.