Përplasje me policinë tek protesta, Lapaj vetëofrohet për arrestim

Protesta e Partisë “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione dhe përplasje, ku kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka akuzuar persona civilë se po fotografojnë protestuesit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Lapaj deklaroi se mes turmës ndodheshin “civilë të veshur me xhupa “Louis Vuitton” që i bëjnë foto qytetarëve që më pas ti arrestojnë”.

“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë,” u shpreh kreu i Shqipëria Bëhet.

“Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?” tha ai.

“Unë Adriatik Lapaj, jam njeriu që organizoj protestën. Më procedoni, më bëni çfarë të doni. Është shumë e rëndësishme të vrasim frikën”, tha më tej Lapaj në podium.

The post Përplasje me policinë tek protesta, Lapaj vetëofrohet për arrestim appeared first on Lapsi.al.