Avionët amerikanë ndalohet të hyjnë në hapësirën ajrore të Venezuelës

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka ndaluar fluturimet e SHBA-së mbi Venezuelë. Ky vendim vjen si pasojë e “rrezikut të sigurisë së fluturimit të lidhura me sulmet ushtarake”.

Gjithashtu, Agjencia lëshoi ​​katër Njoftime për Misionet Ajrore (NOTAM) në orët e para të mëngjesit, duke mbuluar katër rajone informacioni për fluturimet në dhe përreth Venezuelës: San Juan, Piarco, Maiquetia dhe Curaçao, raporton CNN.

Venezuelë raportoi se disa zona të qytetit ishin pa energji elektrike.

Qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA- në për kryerjen e një sulmi ndaj Karakasit dhe shteteve Miranda, Aragua dhe La Guaira. Ndërkohë Presidenti Nicolás Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

The post Avionët amerikanë ndalohet të hyjnë në hapësirën ajrore të Venezuelës appeared first on Lapsi.al.