Automjet “Audi” përplas këmbësorin në vijat e bardha në Vlorë –

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Demokracia”, në Vlorë.

Një 22-vjeçar, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka përplasur një të moshuar rreth 90- vjeç, teksa ishte duke kaluar rrugën në vija të bardha.

Si pasojë e përplasjes i moshuari ka marrë plagë dhe ka përfunduar në spital, ndërsa shoferi është arrestuar nga Policia.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin O. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin e markës Audi, ka aksidentuar në vijat e bardha këmbësorin shtetasin P. O., 96 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/