Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi.

Sipas mediave fqinje, aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Atikës.

23-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur më pas me barrierat, dhe më pas u përmbys.

Të paktën pesë zjarrfikës ndërhynë për të nxjerrë 23-vjeçarin nga automjeti. Më pas u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar appeared first on Lapsi.al.