Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Laç për armëmbajtje pa leje. Nga operacioni u sekuestruan arma e zjarri automatik me krehër dhe fishekë.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë. Arrestohet shtetasi që e mbante armën, pa leje, në Laç.
Si rezultat i punës së mirorganizuar informative dhe operacionale, të intensifikuar gjatë ditëve festive të fundvitit, me objektiva parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe garantimin e rendit dhe qetësisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin “Fokusi”.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.
Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
The post Mbante armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Laç appeared first on Lapsi.al.