Cape Verde, është një komb i vogël ishullor i cili, ka shkruar historinë kjo pasi u kualifikua për herë të parë në Kupën e Botës. Ekipi siguroi fitoren përballë Eswatini, në një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-0. Duke i siguruar kështu një “stol” vetes në kompeticionin më “gjigant” të futbollit.
Sipas “Times Of India”, Cape Verde është vendi i dytë më i vogël që arrin në Botëror, pas Islandës. “Peshkaqenët blu” dominuan grupi D me 23 pikë ,duke u vënë përpara Kamerunit, vend i cili është 8 herë pjesëmarrëse e Botërorit.
Ndërsa për suksesin historik të skuadrës ka folur edhe trajneri, Pedro Bitro. Ky i fundit është shprehur se kualifikimi ishte dhurata më e çmuar e ekipit për vendin duke theksuar edhe rëndësinë e arritjes gjatë 50-vjetorit të pavarësisë së vendit.
“T’u japësh këtë lumturi këtyre njerëzve është e jashtëzakonshme… është një fitore për të gjithë popullin tonë dhe mbi të gjitha, një fitore për ata që luftuan për pavarësinë tonë”, ka thënë trajneri Bitro.
The post Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë appeared first on GIJOTINA.