Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç

Një 28-vjeçar është arrestuar në Laç pasi dyshohet se qarkullonte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, duke kërcënuar qytetarë dhe duke dëmtuar automjete dhe një lokal.

Sipas policisë, i riu lëvizte nëpër zonë me armë zjarri në dorë, ku ka thyer xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali, duke shkaktuar panik te banorët.

“Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari.

Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte i armatosur, kërcënoi disa qytetarë, theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali me qytën e kallashnikovit.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak”, njofton policia.

The post Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç appeared first on GIJOTINA.