Sterilizimi/ Rjepaj mbetet nën masë sigurie, gjykata rrëzon argumentet për shëndetin

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Rjepaj kishte kërkuar zëvëndësimin e masës, duke argumentuar se vuan nga probleme shëndetësore, përfshirë diabetin. Megjithatë, gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e tij.

Ish-zëvendësministri akuzohet nga SPAK për rastin e Sterilizimit, ndërsa për të prokuroria ka kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme vjen në një moment kyç të hetimeve, duke konfirmuar vijimin e procedurës penale ndaj Rjepajt sipas kritereve ligjore dhe masave të sigurisë tashmë të vendosura.

The post Sterilizimi/ Rjepaj mbetet nën masë sigurie, gjykata rrëzon argumentet për shëndetin appeared first on GIJOTINA.