Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit tha për gazetarët se fjala nga aksionerët për hapjen e aeroportit të Vlorës këtë vit nuk u respektua, ndaj shpreson që të respektohet kontrata.“Ka pasur një konflikt mes aksionerëve, që kanë arsyet dhe dinamikat e tyre, por puna ka vazhduar dhe ne dëshirojmë të respektohet kontrata. Dëshiroja të respektohej fjala sipas të cilës aeroporti do hapej këtë vit. Fjala s’u respektua. Tani të respektohet letra, që është pranvera e vitit të ardhshëm”, tha Rama.
The post Rama për hapjen e aeroportit në Vlorë: Shpresoj të respektohet kontrata, se fjala nuk u mbajt për këtë vit appeared first on www.lexo.al.