Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga 30 dhjetori –

Nga 30 dhjetori, disa zyra të aplikimit për dokumente biometrike IdentiTek në Tiranë do të ndryshojnë vendndodhje.

Bëhet fjalë për zyrat IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9, të cilat do të zhvendosen pranë njësive administrative përkatëse, me qëllim rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve për qytetarët.

Njoftimi:

Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga nesër, do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse.

Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset dhe do të ofrojë shërbimet pranë Njësisë Administrative Nr. 5, në zonën e Bllokut.

Ndërkohë, zyra IdentiTek 8 & 9, që operon në Rrugën e Barrikadave, do të ndahet si më poshtë:

IdentiTek 8 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 8, në Rrugën e Dibrës;
IdentiTek 9 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 9, në Bulevardin “Zogu I”.

Qytetarët që kanë kryer aplikime për karta identiteti pranë zyrave IdentiTek 8 & 9 deri më sot, do t’i tërheqin dokumentet e tyre pranë Njësisë Administrative Nr. 8.